Andrej Tikhonov është një legjendë për Spartakun e Moskës. 55-vjeçari komenton tashmë si trajner në pritje për eksperiencën e re, ndërsa dha mendimin e tij për Mirlind Dakun.

“Daku është mësuar të jetë një lider te Rubini. Një golashënues që është gjithmonë aty. Një lojtar që është vendimtar për rezultatet e ekipit. Ata thonë se ai ka një karakter fleksibël.

Unë nuk e besoj, asnjë lider nuk mund të ketë një karakter fleksibël. A mendoni se ai erdhi te Spartaku dhe nuk do të luajë? Ai po hesht tani sepse duhet të përshtatet. Po e humbet lojën e tij. Duhet t’i japim pak kohë”, u shpreh Tiknohov për “Match TV”.

Këto komente vijnë duke se Daku është aktivizuar nga stoli në dy javët e fundit, teksa dje(13 shtator) mori 16 minuta në fitoren ndaj Rostov. Vetëm dy ndeshje si titullar për Spartakun në kampionat tregojnë se aktualisht nuk është zgjedhje e parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb