Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Neymar nuk do të rikthehet më në Kombëtaren e Brazilit, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të futbollit brazilian.

Trajneri italian bëri të ditur se vendimi vjen nga vetë Neymar, i cili ka konfirmuar se nuk dëshiron të rikthehet të luajë me përfaqësuesen.

“Neymari e meritonte të ishte aty për shkak të cilësisë së tij. Ai tashmë e ka konfirmuar se nuk dëshiron të rikthehet në kombëtare. Ai është i pazëvendësueshëm sepse ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe unik. Pra, një lojëtar i pazëvendësueshëm,” trajneri i kombëtares së Brazilit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb