Ndeshja e sotme e Serisë A mes Torinos së Ardian Ismajlit dhe Leçes nisi me një vonesë prej rreth 15 minutash.
Ndërsa të dyja skuadrat ndodheshin të gatshme në fushë, duke qenë të pozicionuara për të nisur lojën pas një minute heshtje në kujtim të De Miguel, gjyqtari Feliçiani e shtyu fillimin e ndeshjes për shkak të një problemi të pazakontë.
Arsyeja ishte se vija e portës përballë tribunës “Maratona”, ku mbronte Leçe, nuk ishte krejtësisht e drejtë. Stafi i stadiumit “Olimpico Grande Torino” u desh ta rregullonte atë me shpejtësi, për të siguruar që sistemi i teknologjisë së vijës së portës të funksiononte siç duhet.

Në tribuna ndodhej edhe dizenjatori Daniele Orsato, i cili madje hyri në fushë për të mbikëqyrur rregullimin që bëri të mundur fillimin e ndeshjes pas kësaj vonese të pazakontë.
