Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. 52 -vjeçari Bledar Bakaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babanë e saj, dyshohet se e ka goditur me drapër këtë të fundit. I lënduari Enver Gremaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autori Bledar Bakaj u arrestua vetëm gjysmë ore pas ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan 52-vjeçarin, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi B. B., 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë.
Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec.

Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Ndërkohë, 34-vjeçarja, në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ka treguar të gjithë kalvarin e vuajtjeve, që nga momenti që Bledar Bakaj e ka rrëmbyer e deri në dorëzimin në komisariat.

“Erdhi me sëpatë, erdhi vetëm por makinën e kishte lënë pak më larg. Bledari tha se do të më gjente punë, tha e kam vajzën e hallës dhe mbesën, doja ilaçe për babanë dhe nënën edhe për vete jam me alergji. Gjithmonë e kam takuar me babanë. Më thoshte do të gjej një punë unë gëzoja se do të merrja një rrogë e do të kisha mundësi të blija ilaçet e babait. Më tha do të të ndihmoj pa interes.
Më çoi tek një doktor, me përparëse, më ta ky do të të vizitojë. Pastaj më mori më futi në makinë dhe telefonoi babanë i tha kemi marrë ambulancën. Por ajo nuk ishte ambualncë, më mori më çoi në Levan, më futi nëpër ferra dhe më ka përdhunuar.
Më pas më çoi tek e motra, ku e kam gdhirë tërë natën jashtë.
Më ka dhunuar, më ka çuar në varreza, më tha ky është vendi yt, këtu do të hysh E merrnin njerëzit dhe i thonin lere të ikë, më thoshte vetëm vdekja. Më çoi në komisariat dhe më mësoi se çfarë duhet të thoja”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb