Një nga protestuesit ka treguar për News24 edhe shenjat e dhunës, që na marrë në trup.

Ai tha se është dhunuar në komisariat, pasi është shoqëruar nga policia. Protestuesi theksoi se e kanë dhunuar efektivët.

Tregoi se është në gjendje tepër të keqe ekonomike familjarisht, teksa shtoi se Rama e ka degraduar vendin.

Qytetari: Më gjuajti policia. Më rrahën në komisariat. Më morën sot në mëngjes dhe më kanë dhunuar.

Jam pa të ardhura, jam në gjendje të keqe ekonomike familjarisht. Edi Rama e ka degraduar vendin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: