Në protestën e 108, protestuesi Edison Lika tha se pasi Erion Veliaj u mbajt në burg sot me vendim të Gjykatës së Lartë, radhën e kanë Edi Rama e Belinda Balluku.

Lika theksoi se protestuesit e shqiptarët nuk harrojnë Ardit Gjoklajn, nuk e falin Teatrin. Shtoi se inceneratorët për plehrat nuk ekzistojnë dhe paratë janë vjedhur.

“Veliaj u la në burg sot nga Gjykata e Lartë. Radhën pas tij e ka Rama dhe Balluku. Ne nuk e harrojmë Ardit Gjoklajn, nuk e falim Teatrin, nuk harrojmë as 2 milionë pemët, që nuk ekzistojnë. Inceneratorët nuk ekzistojnë. Janë dhënë vetëm para, që Veliaj të lajë fytyrën. Nuk ka qytetar në Tiranë që nuk e di që hajdut e zvarranik si ai nuk ka parë ky qytet”, tha ai.

Më tej, theksoi se Rama meriton të futet në burg e mos të shohë dritën e diellit me sy, vetëm për projektet kriminale me kulla, që janë tek Albanian Files. Tha se duhet të çohet në Kuvend kërkesa për arrestimin e Ballukut.

“Duhet të dërgohet në Kuvend kërkesa për arrestimin e Ballukut. Vetëm me projektet që janë tek Albanian Files, Rama meriton të futet në burg e mos ta shohë më dritën e diellit me sy.

SPAK të hetojë Ramën. Edi Rama sillet si pronari i Shqipërisë, që privatizon e shet sektorë të ndryshëm të ekonomisë”, deklaroi Lika.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: