Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.

I pyetur nga gazetarët për procesin dhe vendimin që pritet të shpallet nga trupi gjykues, Mishetiç ka zgjedhur të mos komentojë paraprakisht.

“Do të flas pas vendimit”, është shprehur shkurt avokati i Thaçit. Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të shpallet në Hagë, pas përfundimit të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: