Teksa vëmendja e shqiptarëve është përqendruar sot në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së, një moment emocional i publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Vajza e Jakup Krasniqit ka publikuar një video ku shfaqet vajza e saj e vogël duke puthur portretin e gjyshit. Në pamje është vendosur edhe mesazhi: “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”.
Krahas videos, Gresa ka bërë edhe një dedikim prekës për gjyshin e saj. “Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”, shkruan ajo, ndërsa në fund shton: “Të pres me mall e dashuri!”
Publikimi vjen në një ditë të rëndësishme për procesin gjyqësor në Hagë, ku sot pritet të nisë seanca përfundimtare ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa pritet të bëhet i ditur verdikti për katër ish-krerët e UÇK-së.
