Trupi gjykues konstatoi se Rexhep Selimi dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Selimi, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative, të cilat i inspektonte rregullisht.

Ai gjithashtu merrte raporte të shpeshta për persona të dyshuar dhe të konsideruar kundërshtarë. Trupi gjykues konstatoi se Selimi ishte në dijeni se njësi të UÇK-së po shënjestronin persona të caktuar. Trupi gjykues konstatoi se Rexhep Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Selimi mori pjesë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: