Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vite burgim.

Sipas vendimit të trupit gjykues, Thaçi është shpallur penalisht përgjegjës për disa vepra penale, përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pas shpalljes së vendimit ka reaguar vëllai i ish-presidentit, Gani Thaçi, i cili tha se familja do ta apelojë vendimin.
“Presim Apelin”, tha Gani Thaçi teksa doli nga shtëpia.

Ai shtoi se familja mbetet e bindur për pafajësinë e ish-presidentit të Kosovës.
“Jemi të bindur në pafajësi”, u shpreh Gani Thaçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb