Avdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit ka reaguar pasvendimit të marrë nga Gjykata Speciale në Hagë.Sipas tij vendimi nuk është bazuar në prova por vetëm në fjalë, ndërsa vendimin e ka quajtur të pakuptimtë dhe tërësisht të paarsyeshëm.

“Dikush tjetër po vendos në emër të popullit të Kosovës. Shpresojmë një shkallë tjetër e shqyrton më arsyeshëm”, ka thënë ai.

Jakup Krasniqi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe u dënua me 25 vite burg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb