Disa javë pas përfundimit të Botërorit, trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel është kthyer të flasë për humbjen ndaj Argjentinës në  gjysmëfinale.

“Mendova, OK do të mbijetojmë. Kjo është të presësh vdekjen, nuk kemi zotërimin e topit, nuk po mbrojmë mirë, kemi nevojë për ndihmë.

Luajtëm sikur të ishim 4 minuta nga fundi, por në realitet ishim 30-40 minuta. Argjentina mori kontrollin dhe ne e patëm të vështirë.

‘Nuk e di se çfarë do të ndodhte. Mund ta torturosh veten pafundësisht dhe të mendosh se nëse do të bëje një zëvendësim tjetër do të kishim fituar ndeshjen. Thjesht, nuk e di këtë. Plaga ime? Do të më duhet të bashkëjetoj me të’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb