Në një intervistë në “News24” aktivisti Florian Myftari foli për protestën që u zhvillua në orët e para të mëngjesit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policisë.
Lidhur me këtë protestë u shoqëruan edhe 25 protestues. Gjatë intervistës, ai tha se kryeministri Edi Rama nuk mban aspak përgjegjësi dhe se ka qëllim të shpërndajë protestën, por thekson se nuk do të ia dalë.
“Shqipëria nuk ka pronar”, shtoi mes të tjerash ai duke theksuar se shqiptarët kërkojnë një shtet të fortë , të drejtë.
“Qeveria ka përdorur çdo mekanizëm, çdo etiketim, shpifje e fyerja nga ky kryeministër. Ky kryeministër është njeriu që shpërndan më tepër urrejtje se kushdo tjetër ndaj shtresave të ndryshme të shoqërisë. Ky njeri kërkon që t’i shmanget drejtësisë, dhe kërkon të përdorë policinë e shtetit për të shpërndarë njerëzit. T’i mund t’i burgosësh protestuesit, por kjo nuk i ndal. Ky kryeministër duhet ta kuptojë se ne jemi qytetar të Republikës së Shqipërisë. Është detyrë e popullit që të largojë këtë qeveri të korruptuar. Protesta duhet të prodhojë drafte propozuese, ligjore dhe për ndryshime Kushtetuese që janë themelore për këtë vend. Ne kërkojmë përfaqësim, një Shqipëri të drejtë”, tha ai.
