Këtë të enjte u zhvillua protesta e 110-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama.
Një protestuese u shpreh se nuk kemi shtet por pushtet dhe terror. Ajo shtoi se Rama është bashkëpunëtor i Vucic.
“Kam një thirrje për zagarët e policisë së shtetit. Ai thoshte i kam bërë listat pa bukë e pa ujë. Jo jo, i ndreq me sufllaqe. Shqiptarët e mi, këtu nuk kemi shtet, kemi pushtet dhe terror. Ky pisi këtu nuk është shqiptar. Ky është bashkëpunëtor i Vucic. Ti nuk ke karakter si shqiptar. Shqipëria është e jona dhe jo e zagarëve që ke përreth. Në shtetin tim nuk ka policë, por ka serbë. Çfarë ruan SPAK-u? Isha sot për të bërë vizitë dhe me thanë jo se nuk je shqiptare. Jam mbesa e Martin Camajt dhe jam krenare. Këta nuk janë shqiptarë”, tha ajo.
