Në ditën e 110-të të qëndresës dhe mosbindjes civile në kryeqytet, protesta popullore ka sjellë akuza të drejtpërdrejta dhe të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Një nga protestuesit e pranishëm në shesh ka denoncuar me tone të prera paaftësinë e kryeministrit për të udhëhequr ekonominë e vendit, groposjen e sektorëve jetikë si bujqësia e blegtoria, si dhe situatën institucionale ku drejtuesit e akuzuar vijojnë të ushtrojnë ndikim.

“Mbi 110 ditë kemi bërë sakrifica dhe keni nderuar gjithë Shqipërinë! Edi Rama, po të drejtohem: ti nuk ke shkollë për ekonominë e Shqipërisë, ti ke shkollë për piktor! Ti gropose bujqësinë, blegtorinë, të parat që na ushqejnë. Ti shite detin, ti je kriminel për shqiptarët! Ti ke gjithë kriminelët në burg; Erion Veliaj drejton bashkinë nga burgu, nuk e ka parë historia! Ti je hajdut edhe Erion Veliaj është hajdut! Ti lirove Beqajn nga burgu, ti nuk po liron Ballukun që ka 300 shtëpi e gjithë ato resorte nëpër botë!”

Gjatë fjalës së tij, protestuesi u bëri thirrje strukturave të drejtësisë (SPAK) që të kalojnë në veprime konkrete duke sekuestruar pasuritë e tjetërsuara nga afera politike dhe duke u rialokuar ato familjeve më të goditura nga skamja:

“SPAK t’i konfiskojë pronat e të gjithëve dhe t’i shpërndajnë nëpër bashki në mënyrë të përbashkët, sepse ka njerëz pa strehë, ka familje të varfra, populli është pa bukë!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb