Xavi Hernández ka publikuar listën e parë si trajner i Kombëtares së Holandës, me 46-vjeçarin spanjoll që nis zyrtarisht aventurën e tij në stolin e “Tulipanëve”.

Disa prej titullarëve të zakonshëm do të mungojnë për shkak dëmtimesh, mes tyre Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong dhe Xavi Simons.

Në listë është kapiteni Virgil van Dijk, i cili do të vijojë karrierën ndërkombëtare, ndërsa Ruben van Bommel dhe Gjivai Zechiël marrin për herë të parë ftesën e Holandës.

Xavi do ta nisë përgatitjen më 21 shtator, përpara katër sfidave në Nations League. Holanda do të përballet me Gjermaninë më 24 shtator, Serbinë më 27 shtator, Greqinë më 1 tetor dhe sërish Serbinë më 4 tetor.

Lista
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: