Mbahet sot një tjetër protestë në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në sheshin kryesor të kryeqytetit janë mbledhur një numër i madh qytetarësh, të cilët kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mes protestuesve janë parë edhe Endri Thaçi dhe Klestor Veseli, djemtë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Protesta zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara.

Gjatë protestës, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK!”, ndërsa tubimi vijon në sheshin e Prishtinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb