Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Tiranë, në afërsi të SPAK-ut, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua dhe më pas u shpall në kërkim nga policia. Sakaq, ai u arrestua pas dy orësh në Kamëz.
Dyshohet se autori i krimit ka qenë në gjendje të dehur.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.
