Maks Vershtapen vazhdon të dëshmojë se është një nga talentet më të jashtëzakonshme të motorsportit. Gjatë pushimit mes Çmimeve të Mëdha të Spanjës dhe Azerbajxhanit, katër herë kampioni i botës pranoi një sfidë të veçantë të organizuar nga Red Bull.

Vershtapen u përball me 100 pilotë, të cilët ishin kryesisht influencues dhe personazhe të rrjeteve sociale, në një garë kartingu me mjete identike, duke u nisur nga vendi i fundit. Në dispozicion kishte 30 xhiro, por holandezit iu deshën vetëm 13 për ta përfunduar sfidën.

Që në xhiron e parë, piloti i Red Bullit kaloi dhjetëra rivalë dhe u ngjit deri në vendin e 37-të, pavarësisht kaosit në kthesën e parë. Më pas vendosi një ritëm të jashtëzakonshëm dhe nisi afrimin drejt kreut. Në fund, Vershtapen parakaloi edhe tre pilotët kryesues, Martens, Aslop dhe Osler, duke siguruar fitoren.

Pas triumfit, ai festoi me frazën e tij të famshme: “Simply lovely!”. “Nuk ishte e lehtë, kishte njerëz shumë të shpejtë”, tha Vershtapen pas garës. Kjo sfidë ishte një rikthim simbolik për holandezin te rrënjët e tij në karting, aty ku nisi rrugëtimin drejt majës së motorsportit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb