Ndeshja Vora-Skënderbeu po luhet për javën e pestë të Abissnet Superiore. Një takim i veçantë po zhvillohet në Vorë, pasi tifozët vendës kanë vendosur të shprehin solidaritet me ish-krerët e UÇK. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dënuar me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK. Konkretisht Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg. Kadri Veseli ndërkohë 18 vite burg dhe Rexhep Selimi me 13 vite burg.
Tifozët e Vorës kanë lënë blunë trondicionale të tyre për këtë sfidë. Dhe stadiumi është mbushur me flamuj të Shqipërisë, ndërsa nuk mungojnë edhe ato të Kosovës.
“Liria ka emër”, shkruhej para fillimit të sfidës.
