Aktivisti Mirjan Aliaj në protestën e 112 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, tha se revolta nuk do ndalet.
Ai e vlerësoi protestën si “zjarrin” që duhet të qëndrojë për ta përmbysur këtë pushtet.
“Janë 112 ditët më të këqija me të cilat Rama po përballet. Rama mendoi se duke sheshuar opozitën duke vënë nën kontroll çdo pushtet, ai nuk do të kishte kundërshtar dhe do sundonte i qetë. Por Rama harroi se në Republikën e Shqipërisë dhe çdo republikë tjetër, sovrani ta jep legjitimiteti dhe sovrani ta heq legjitimitet. Për 112 ditë sovrani ia ka hequr legjitimitetin kësaj qeverie. Por Edi Rama nuk e respekton popullin. Kjo qeveri mbështet mbi një strukturë patronazhimi, i shërben krimit të organizuar dhe jo qytetarit”, tha ai.
