Banorët e fshatit Unjate në Klos protestuan për gjendjen e degraduar të rrugës së tyre, duke argumentuar se pavarësisht kërkesave ndër vite nuk është ndërhyrë. Për rrjedhojë rruga është bërë gati e pakalueshme, kurse situata përkeqësohet me nisjen e reshjeve, ku shpesh mjetet mbeten mes baltës e gropave të thella që janë krijuar.

Të zhgënjyer, banorët thonë se në çdo fushatë elektorale iu është premtuar ndërtimi i rrugës, qoftë nga Bashkia e Klosit, qoftë edhe nga pushteti qendror, premtime që janë harruar me kohën.

Të gjendur përballë kushteve të vështira, banorët thotë se në ditët kur moti është i keq, detyrohen t’i kalojnë në krahë fëmijët për t’i çuar në shkollë. Fryrja e përroit e përkeqëson edhe më shumë gjendjen e rrugës, ndërsa tombinot për menaxhimin e ujërave sipërfaqësore nuk janë vënë ende në funksion, ndonëse janë dërguar në fshat prej 1 viti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: