Largimi  i dytë nga skuadra në nisje të grumbullimit për Italinë e Roberto Mancinit, në prag të ndërprerjes së gjatë për ndeshjet e kombëtareve.

Pas Cristantes, i cili u zëvendësua nga Ricci, edhe Federico Dimarco nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Italisë. Mbrojtësi i krahut të Interit nuk është rikuperuar plotësisht nga problemet e vogla fizike që kishte shfaqur me klubin dhe, pas vizitës mjekësore në Coverciano, ka preferuar që, për arsye sigurie, të heqë dorë nga grumbullimi me kombëtaren.

Në vend të tij, Mancini ka thirrur Matteo Ruggerin e Aston Villës.Ndërkohë anësori do të rikthehet në Milano, ku nga e hëna e ardhshme do të jetë në dispozicion të teknikut rumun të Interit Christian Chivu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: