Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit, ku ky i fundit flet me dy izraelitë, ku ndër të tjera ju thotë se shefen e SHISH Vlora Hysenin e ka shoqe të ngushtë.

Alizoti shprehet se është skandaloze sesi shefja e SHISH është “kapur” nga një i fortë.

Deputeti demokrat shton se është e tmerrshme ajo që kemi dëgjuar nga përgjimet e se ato nënkuptojnë se shteti është në gjunjë.

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti: Është e tmerrshme që shefi i shërbimit sekret të kapet nga një i fortë. Kjo të ndodhë në një shtet, bëhet hataja.

Sistemet e shërbimit sekret edhe në diktaturë janë serioze. Ajo që duhet të ishte top sekret, ne e diskutojmë në studio.

Këtu kemi banalen në institucionin më të rëndësishëm të vendit për sekretet. Është rënie e shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb