Çmimi i Madh i Azerbajxhanit 2026 në Formula 1 në Baku do të zhvillohet të shtunën (26 shtator) në vend të së dielës për të shmangur përputhjen me Ditën e Kujtimit (Anım Günü).
Kjo është një ditë kombëtare në Azerbajxhan që festohet më 27 shtator, në kujtim të dëshmorëve të luftës së dytë të Nagorno-Karabakut.
Kështu, të enjten do të mbahen dy sesione të lira, të premten do jetë radha për sesionin e tretë dhe për kualifikueset, ndërsa të shtunën në orën 13:00 do të startojë gara.
