Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Don Boskos, në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. N., rreth 64 vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi 42-vjeçar i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb