Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë në rrugët e Tiranës.

Tashmë ndodhen tek rruga Myslim Shyri në kryeqytet.

Bënë thirrje të ndryshme kundër qeverisë. “Pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”, “Çohuni nga gjumi”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.

Me flamuj kombëtar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës.

Protesta e 115 mbahet në ditën, kur SPAK vendosi “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, që tanimë është shkarkuar.

Po ashtu, në të njëjtën çështje, atë të AKSHI, u ushtrua kontroll dhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: