Është mbyllur protesta e 115 me radhë qytetare kundër qeverisë.
Protestuesit e mbyllën edhe këtë tubim me shprehjen “Nesër më shumë”.
Edhe sot, si çdo natë, protesta nisi nga Sheshi Skënderbej, u mbajtën fjalime me denoncime të forta kundër aferave të qeverisë, pati marshime nëpër rrugët e Tiranës dhe gjithçka u mbyll përpara Kryeministrisë.
Kjo protestë u mbajt në të njëjtën ditë, kur SPAK vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e shkaktuar të SHISH tashmë Vlora Hyseni dhe gjithashtu u bë kontroll në banesën e ish-drejtorit të Policisë, Ilir Proda, për aferën e AKSHI-t.
Ky skandal ka shtuar irritimin qytetar ndaj qeverisë, teksa mazhoranca vijon të përballet me kërkesën për dorëheqje, për shkak të aferave të mëdha korruptive.
