Manchester United po mendon për një përforcim në sulm në merkaton e janarit dhe në listën e objektivave është rikthyer emri i Serhou Guirassy. Sulmuesi i Borussia Dortmundit konsiderohet një profil që mund t’i japë më shumë forcë dhe efikasitet repartit ofensiv të skuadrës angleze. Drejtuesit e United e kanë ndjekur prej kohësh 30-vjeçarin nga Guinea, që spikat për forcën fizike, lojën në ajër dhe aftësinë për të shënuar.

Interesi lidhet edhe me problemet fizike të Sesko-s dhe paraqitjet e Mbeumo, ndaj klubi po vlerëson mundësinë e një ndërhyrjeje në janar. Për momentin nuk ka kontakte konkrete me Borussia Dortmundin, ndërsa një transferim do të kërkonte negociata direkte mes dy klubeve. Klauzola prej rreth 40 milionë eurosh që ishte e vlefshme gjatë verës tashmë ka skaduar, duke e lënë Dortmundin me më shumë fuqi në negociata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb