Christian Eriksen nuk është më pjesë e Wolfsburgut. Mesfushori danez dhe klubi gjerman kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim, pavarësisht se bashkëpunimi mes palëve ishte parashikuar të vazhdonte deri më 30 qershor 2027.

“Për momentin, është e rëndësishme për mua të jem pranë familjes sime në Danimarkë. Jam i lumtur që arritëm të gjenim një zgjidhje së bashku.

Koha ime te Wolfsburgu ka qenë e paharrueshme. E di që klubi është tani në duar të sigurta për t’u rikthyer në Bundesligë.

Dhe jam i bindur se skuadra ka një të ardhme të suksesshme përpara. Dua t’i falënderoj sinqerisht të gjithë ata që më mbështetën te Ëolfsburg. Ishte kënaqësi e madhe të luaja për ju dhe do ta kujtoj me dashuri këtë periudhë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb