Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit “Petro Nini”, raporton gazetarja Xhensila Kodra.
I plagosuri Kreshnik Cara ka marrë plagë në bark dhe është në gjendje kritike për jetën.
Policia ka arrestuar edhe autorin Toni Nake. Efektivët janë në vendngjarje dhe po hetojnë arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Uniformat blu dhanë informacion për ngjarjen.
“Policia, në njoftimin zyrtar dha më shumë detaje për ngjarjen.
Tiranë
Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
