Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër, duke vënë në rrezik përhapjen e flakëve për shkak të kushteve dhe terrenit.

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua rreth orës 21:15 për situatën dhe menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi i shërbimit zjarrfikës.

Pas mbërritjes, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre. Për shkak të terrenit, zjarri rrezikonte të përhapej, por ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Nga zjarri nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: