Dinamo ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin e djathtë, Bekim Maliqi, i cili do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës dinamovite edhe për dy sezonet e ardhshme. Pas dy vitesh të kaluar me fanellën e bluve, Maliqi ka firmosur marrëveshjen e re që e lidh me Dinamon deri në vitin 2028.
Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.Vendimtare ka qënë dëshira e Maliqit, për të vijuar të qëndrojë te kjo skuadër.

