Janë zbardhur formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Trajnerët kanë përcaktuar 11 futbollistët që do të zbresin nga minuta e parë, në takimin që mbahet në Budapest.

Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të mbyllë me sukses këtë edicion dhe të sigurojë vendin e parë në grup, ndërsa për këtë objektiv i mjafton edhe një barazim.

Kuqezinjtë vuajnë mungesën e sulmuesit Ernest Muçi, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës. Sfida arbitrohet nga kroati Igor Pajac.

Capture
Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb