Është mbyllur protesta e 117-të me radhë qytetare kundër qeverisë sot më 24 shtator.

Në mbyllje të tubimit, protestuesit thirrën “Nesër më shumë”.

Qytetarët edhe këtë të enjte, e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej.

Më pas, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Bënë thirrje për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria, duke thënë se kreu i qeverisë është përgjegjës për të gjitha skandalet që po ndodhin.

Revolta qytetare është rritur ndjeshëm pas skandalit të fundit, ku në qendër ka qenë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, e akuzuar se ka përkrahur Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: