Një 33-vjeçar kosovar është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 14:35 të 25 shtatorit. I plagosuri është identifikuar si Gjenk Karabeg, rreth 33 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të regjistruar në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gjenk Karabeg, rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb