Vazhdon protesta e 118 kombëtare kundër qeverisë.
Sapo janë përmbyllur fjalimet para Keryeministrisë dhe tashmë protestuesit po marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Edhe pse kushtet e motit nuk janë të favorshme, protestuesit shprehen se shiu nuk i ndalon që të vijojnë protestën.
“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”, janë thirrjet e tyre.
Edhe gjatë mbrëmjes së sotme, është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të kriminalizuar dhe të korruptuar.
