Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, në një intervistë në Klan News foli për skandalin, ku është përfshirë ish-drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni.
Salianji shprehet se Hyseni u shkarkua nga Kurti në Kosovë për rrjedhje të informacioneve drejt Serbisë. Ai shton se nuk ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH.
Ervin Salianji: U shkarkua në Kosovë nga Kurti për shkak të rrjedhjes së të dhënave të Agjencisë Inteligjente të Kosovës drejt Serbisë. Kam kërkuar kur drejtoja Komisionin e Sigurisë informacion se si u emërua në krye të SHISH. Skandali është i përmasave të mëdha, nuk ka qeveri që qëndron në këmbë.
Pyetje: Sali Berisha iu akuzonte se drekoje me Agasin…
Ervin Salianji: Gomarllëqe. Se kush hante dreka e darka do të dalin. Nuk kam qenë asnjëherë tek “Kodra e Kuajve”. Jemi tek përmasat e një skandali shtetëror. Ish-drejtuesja e SHISH, ish-drejtori i Policisë, ai i policisë shkencore i jepnin informacione Ergys Agasit. Rama qeveris me banda. I përdor për vota dhe i shpërblen duke iu dhënë institucionet kryesore, të sigurisë kombëtare.
Ky skandal nuk mund të banalizohet me histori rozë.
SHISH ka shantazhuar politikanët, nga opozita por edhe kundërshtarët e tyre.
Ka ardhur në komision për të dëshmuar. Zonja nuk dinte të lexonte. E solli në SHISH krimi i organizuar. Ishte me cen. Thuhet edhe për lidhjet me Vuçiç. Arsyet e largimit nga Kosova nuk janë përgënjeshtruar, shkresa është se ka çeduar në rrjedhjen e informacioneve. Ka qenë në krye të institucionit të sigurisë kombëtare.
