Një pikëpyetje e madhe rrethon Cristiano Ronaldon në prag të sfidës Portugali–Danimarkë.
Pas 90 minutash në stol në fitoren ndaj Norvegjisë, kapiteni portugez nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit në Malmö. Ronaldo u paraqit në stadium, por pas një bisede me trajnerin Jorge Jesus u largua dhe vijoi programin individual në palestër.
Sipas Federatës Portugeze të Futbollit, stadiumi nuk kishte pajisjet e nevojshme për stërvitjen e parashikuar nga Ronaldo. Megjithatë, mungesa e detajeve mbi gjendjen e tij fizike ka shtuar spekulimet.
Situata është bërë edhe më e diskutuar pas zhgënjimit të shfaqur nga Ronaldo në përfundim të ndeshjes ndaj Norvegjisë. Ndërkohë, vetë CR7 reagoi në rrjetet sociale me një foto me fanellën e Portugalisë, të shoqëruar me flamurin portugez dhe një zemër të kuqe.
Një mesazh që duket se synon të qetësojë situatën, por dilema mbetet: a do të jetë Cristiano Ronaldo në fushë ndaj Danimarkës?
