Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen po mbajnë konferencën e përbashkët pas takimit kokë më kokë në Kryeministri, takim që zgjati rreth një orë.

Von der Leyen: Shqipëria ndër vendet kryesuese në procesin e integrimit.
Meqë kam qenë edhe vjet në Tiranë, Shqipëria ka bërë ecuri të mrekullueshme. Janë hapur grupkapitujt e fundit dhe janë mbyllur 3. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, e shohim botën me të njëjtin sy. Koha të ruajmë fokusin sepse kemi ende punë për të bërë. Duhen reforma të mëtejshme. Miratimi i tyre është i rëndësishëm por e rëndësishme është gjithashtu që të zbatohen, kjo kërkon dialog të fortë me shoqërinë dhe angazhim i të gjithëve palëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb