Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se po përpilohen traktatet e ardhshme të anëtarësimit.

Gjithashtu shtoi se do të përcaktohen udhërrëfyesit për anëtarësimin.

“Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, por mund të them se ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohet. Por traktatet e mëparshme kanë patur disa masa sigurie. Do të shikojmë se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla. Ato angazhime ndërmerret gjatë procesit të anëtarësimit duhet të jenë edhe pasi një shtet të jetë bërë anëtar”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: