Vetëm 24 orë para supersfidës me Francën, Roberto Mancini ka përcaktuar edhe listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion për këtë përballje.
Trajneri italian ka vendosur të lërë në Coverciano nëntë futbollistë, duke marrë parasysh edhe sfidën e së hënës në Bolonjë ndaj Turqisë. Ahanor, Cambiaghi, Coppola, Ghilardi, Inacio, Kouadio, Mandragora, Pessina dhe Romano nuk do të udhëtojnë me grupin. Ndërkohë, në skuadër rikthehen Barella dhe Mancini.
Sfida ndaj Francës, e treta për Italinë në Nations League, do të zhvillohet të premten në mbrëmje, në Stade de France, me fillim nga ora 20:45. Një përballje që sjell edhe një tjetër kapitull të rivalitetit mes dy kombëtareve, plot 20 vite pas finales së Kupës së Botës në Berlin.
Në stolin francez është tashmë Zinedine Zidane, i cili ka nisur aventurën e tij të re si trajner i “Les Bleus”. Por menaxhimi i grupit është kthyer në një nga prioritetet e Mancinit..
Me katër ndeshje në program gjatë kësaj periudhe të ngjeshur, rotacionet janë të detyruara. Nga 34 lojtarët e grumbulluar fillimisht, stafi teknik po menaxhon minutat dhe ngarkesën fizike të secilit.
Në këtë situatë, edhe dëmtimi i Zaniolos ka komplikuar planet. Sulmuesi u rikthye në Udine, ku dëmtimi rezultoi të ishte një problem në bicepsin femoral.
Tani, megjithatë, e gjithë vëmendja është te Stade de France. Italia përballë Francës, një sfidë me peshë dhe me shumë histori, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.”Azzurrët” gjejnë përballë Francën dhe Zidane, me të cilët u përballën mbrëmjes e 9 Korrikut të 2006 në Berlin në finale e Kupës së Botës, aty ku italianët triumfuan pas goditjeve të penalltive, ndërsa Zizu e mbylli karrierën me atë karton të kuq pas goditjes ndaj Materazzit.
