Shqiptarët e diasporës kanë protestuar sot më 3 tetor në Bruksel kundër keqqeverisjes në vendin tonë.

Siç shikohet në këto foto, në protestë ka pasur edhe pankarta në gjuhën angleze, ku bëhen thirrje të forta.

“Albania is not for sale”, ishte një nga mbishkrimet.

Shqiptarët, të veshur me kostume popullore valëviten një flamur gjgant kuq e zi përpara Komisionit Europian.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin e akuzojnë se drejton një qeveri të lidhur me krimin dhe ku gëlon korrupsioni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: