Vijon protesta e 126 me radhë kundër qeverisë në Tiranë.
Protestuesit tashmë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë nisur të brohorasin slogane të ndryshme.
“Ju erdhi fundi”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, janë disa nga thirrjet e tyre.
Po ashtu bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Protestuesit janë duke marshuar drejt Sheshit Skënderbej, teksa kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se pengon të ardhmen europiane të vendit.
