Është gjetur shëndoshë e mirë 20-vjeçari Shkëllzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së së dielës.

I riu kishte dalë nga banesa për të kërkuar lopët në kullotat e bjeshkëve të Pusit të Thatë, por nuk ishte kthyer në banesë dhe familjarët nuk kishin mundur të kontaktonin me të. Pas disa orësh kërkimesh, 20-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë.

Në kërkimet për gjetjen e tij u angazhuan familjarët, banorë të zonës dhe gjahtarë, të cilët nisën kontrollet në zonën e bjeshkëve. Gjetja e të riut ka sjellë lehtësim te familjarët dhe banorët e zonës, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: