Propozuesi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Përparim Gruda, ka prezantuar në Kuvend nismën e PDK-së për ndryshimin e kompetencave të Gjykatës Speciale.
Gruda tha se proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, sipas tij, nuk kanë vërtetuar pretendimet për trafikim të organeve të ngritura në raportin e Dick Martyt.
Ai theksoi se projektligji nuk ia heq Gjykatës Speciale të drejtën për të vazhduar hetimet lidhur me këto pretendime, por synon të kufizojë një pjesë të juridiksionit të saj që lidhet me krimet e luftës.
Sipas Grudës, Gjykata Speciale do të vazhdojë të ekzistojë dhe të ushtrojë kompetencat për të cilat është themeluar, përfshirë hetimin e pretendimeve për trafikim të organeve.
