Në mungesë të Kylian Mbappes të dëmtuar, tek Franca “çelësat” e lojtarit lider në dorë i ka marr “ylli” i Bayern Munich, Michael Olise. 1 asist dhe 2 gola në 3 ndeshjet e fundit me “gjelat” kanë bërë që  ata të kenë një tjetër lojtar udhëheqës e që mungesa e Mbappe të mos ndjehet shumë.

Megjithatë performance gjithënjë e më e mire e Olise po ia vështirëson ndjeshëm punët Bayernit, lidhur me rinovimin

Bavarezët po përgatiten për një negociatë të vështirë me Michael Olise. Klubi gjerman kërkon të rinovojë kontratën e francezit deri në vitin 2032, por lojtari kërkon përfshirjen e një klauzole largimi. Bayern pret një përgjigje nga 24-vjeçari deri në verën e ardhshme.

Gara pritet të jetë tepër e ashpër për shërbimet e Olise. Kujtojmë se Bajerni shpenzonte rreth 50 milionë euro për ta transferuar në vitin 2024.Real Madrid bëri tentative edhe këtë verë për të negociau me bavarezët, por këta të fundit nuk hezituar për t’i mbyllur “derën” madrilenëve.

Megjithatë rreziku mbetet konstant. Jo vetën Real por edhe skuadrat angleze do të ishin të gatshme të shpenzonin shifra të “çmendura” për lojtarin francez. Bayern tashmë është i paralajmëruar. Nëse nuk mbyll marrëveshjen shpejtë për rinovim, Olise mund të largohet që në verën e ardhshme nga Munich.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: