Avokati Redi Ramaj, i ftuar në News24 komentoi skandalin tek SHISH.

Ramaj theksoi se Vlora Hyseni fliste me një kriminel në kërkim.

Ai shtoi se hetimi duhet të shtrihet më tej. Theksoi se beson se do ketë edhe reagim ndërkombëtar për këtë çështje.

Redi Ramaj: Vlora Hyseni po fliste me një person, që është i kërkuar nga drejtësia. Edhe sikur ta kishte familjar po e zëmë një moment, nuk ke pse të japësh informacione të ndjeshme.

Hetimi të shkojë edhe më tej. Hyseni dhe të tjerët që kanë probleme te mëdha me drejtësinë janë vendosur nga Edi Rama. Nuk mund të thotë Rama se unë nuk kam përgjegjësi. Ka me probleme me drejtësinë dy zëvendëskryeministra. Ekipi i Ramës ka probleme me ligjin dhe për këtë Rama ka përgjegjësi morale e ligjore.

Kryeministri Rama thotë se unë jam votuar. Edhe sikur të jetë votuar, mund të ketë marrë votat, por prapë nuk mund të bësh çfarë të duash. Skandali tek SHISH e ekspozon Shqipërinë në probleme edhe ndaj vendeve të NATO-s. Unë besoj se do të ketë një reagim ndërkombëtar për çështjen, por do jetë i kujdesshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb