Aktivisti Arben Kola, në protestën e 128 kundër qeverisë kishte një thirrje për SPAK.
Kola u shpreh se SPAK duhet që të arrestojë sa më shpejt zyrtarët e lartë të korruptuar.
Ai përmendi në listë për arrestime biznesmenin Roni Yeffet, por edhe ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Aktivisti Arben Kola: Lufta jonë është me hajdutët e pozitës dhe opozitës.
Edhe një thirrje për policinë, lironi protestuesit, se ndryshe do përfundoni si Ardi Veliu dhe Ilir Proda. Sot është koha, se nesër është vonë. Edhe njëherë thirrje SPAK-ut, që të kryejë arrestime sa më shpejt, duke nisur nga Balluku, nga Ilir Proda, Roni Yeffet dhe të gjithë të korruptuarit.
Ne jemi për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria.
