Një qytetar që ka tentuar t’i bashkohet protestës pranë Kuvendit është penguar nga perimetri i sigurisë i vendosur nga policia.
I revoltuar, ai ka kundërshtuar masat e marra dhe është “përplasur” verbalisht me efektivët, duke kërkuar të dijë arsyen e bllokimit të zonës.
“Toka është e të gjithëve, nuk është e këtyre horrave. Për çfarë bllokohet zona? Nuk keni lënë vagabondazh pa bërë në kurrizin tonë”, është shprehur qytetari.
